Implantet dentare janë metoda më moderne, e qëndrueshme dhe afatgjatë për të zëvendësuar dhëmbët e humbur. Qoftë kur mungon vetëm një dhëmb apo kur nevojitet një rikonstruksion i plotë i harkut dentar, implante dentare në Durrës ofrojnë një rezultat natyral, funksional dhe estetik, duke funksionuar si dhëmbë të vërtetë.
Në Tarja Dental, jemi të specializuar në implantologji të avancuar, duke përdorur teknologji të fundit, materiale të certifikuara dhe ekspertizë ndërkombëtare. Përveç cilësisë, pacientët tanë përfitojnë edhe nga çmime shumë më konkurruese krahasuar me Italinë apo vendet e tjera europiane.
1. Konsulta Fillestare & Planifikimi Digjital
Procesi nis me një ekzaminim të plotë, TAC 3D dhe skanime digjitale. Kjo na lejon të analizojmë kockën dhe të planifikojmë vendosjen e implanteve me saktësi maksimale.
2. Kirurgjia e Implantit
Nën anestezi lokale (ose sedacion sipas dëshirës së pacientit), vida implantuese prej titani vendoset në kockë. Kirurgjia e udhëhequr digjitalisht e bën procedurën të shpejtë, të sigurt dhe minimale invazive.
3. Osteointegrimi & Shërimi
Gjatë muajve pasues, implanti bashkohet natyralisht me kockën. Në këtë fazë, pacientit mund t’i vendoset një protezë e përkohshme për të ruajtur estetikën dhe funksionin.
4. Restaurimi Final
Pas shërimit, vendoset kurora, ura ose proteza fikse e personalizuar, e përshtatur në mënyrë perfekte me formën dhe ngjyrën e dhëmbëve tuaj natyralë.
Me eksperiencë ndërkombëtare dhe trajnim në raste të ndërlikuara, Dr. Arbi Tarja drejton departamentin e implantologjisë në Tarja Dental. Ai njihet për saktësinë, kujdesin e veçantë dhe përqindjen e lartë të suksesit, përfshirë trajtime të plota si All-on-4 dhe All-on-6.
Nëse dëshironi të zëvendësoni një dhëmb të vetëm ose të transformoni të gjithë buzëqeshjen tuaj, jeni në duar të sigurta me një nga specialistët më të mirë për implante dentare në Durrës.
Eksperiencë Ndërkombëtare – të udhëhequr nga Dr. Arbi Tarja, specialist në raste komplekse.
Teknologji Avancuar – TAC 3D, kirurgji e udhëhequr digjitale dhe planifikim preciz.
Çmime Konkurruese – deri në 70% më të ulëta se në Itali apo SHBA.
Siguri dhe Sterilizim – standarde të rrepta europiane.
Turizëm Dentar – konsultë online, asistencë në udhëtim, akomodim dhe kujdes pas trajtimit.
Vendosja e një implanti të vetëm kërkon rreth 30–60 minuta. Procesi i shërimit zgjat 3–6 muaj. Për rikonstruksione të plota si All-on-4 apo All-on-6, ndërhyrja realizohet në një seancë me vendosje të menjëhershme të dhëmbëve provizorë.
Shkalla e suksesit është shumë e lartë, mbi 95%, falë përvojës së implantologëve tanë dhe përdorimit të materialeve të certifikuara.
Po, shumica e pacientëve mund të kthehen në aktivitetet e përditshme ose të udhëtojnë pas disa ditësh, duke ndjekur këshillat tona post-operatorë.
Jo gjithmonë. Ne kryejmë një vlerësim me TAC 3D për të përcaktuar nëse është e nevojshme një rritje kockore para vendosjes së implantit.
Ne kujdesemi gjithmonë për buzëqeshjen tuaj
0688201762